` . Falimentojnë pronarët e Milanit? – TV-SHENJA

Falimentojnë pronarët e Milanit?

Kredibiliteti i pronësisë kineze të Milanit merr një tjetër goditje. Gjykata e Shenzhenit deklaroi falimentimin e ‘Jie Ande’, kompania e përkufizuar si kasaforta e Yonghong Li, pronari dhe presidenti i klubit kuqezi.
Lajmi konfirmohet nga ‘Corriere Della Sera’ e cila më parë kishte bërë të ditur se ishte bërë një kërkesë për shpalljen e falimentimit të kësaj shoqërie nga Banka e Kantonit.

‘Jie Ande’ është aksionerja kryesore e një ndërmarrjeje të kuotuar në Bursën e Shenzhenit dhe që ishte akredituar si firma më e rëndësishme e me më shumë likuiditete mes atyre të prezantuara në kurrikulumin zyrtare të sipërmarrësit kinez ne rezidencë në Hong Kong.

Sipas asaj që publikohet në artikullin e kësaj të përditshmeje, shpallja e falimentimit të ‘Jie Ande’ nuk ka efekte të drejtpërdrejta mbi klubin e Milanit.

Pasoja më e dukshme në të gjithë këtë histori është humbja e besueshmërisë së pronarit dhe presidentit të Milanit si dhe goditja që merr pasuria e Li Yonghong.

Për klubin milanez, thelbësore është mbyllja e bilancit në 30 qershor dhe vazhdimësia e tij. Por jo vetëm kaq duhet rifinancuar borxhi që është mbi 300 milionë Euro me fondin amerikan Elliot si dhe nuk duhet lejuar që ky klub të ketë probleme me funksionimin e tij.

Një zgjidhje për këtë cështje mund të vijë nga vetë fondi amerikan Elliot që mund të derdhë një shifër 30-40 milionë Euro, shifër që do të shërbejë si garanci për Milanin për takimin që do të zhvillohet pas një muaji me drejtuesit e UEFA dhe që do të sigurojë pjesëmarrjen e Milanit në kompeticionet evropiane. /TCH/