` . Falë energjisë diellore, ky aeroport nuk paguan fare drita! - TV SHENJA

Falë energjisë diellore, ky aeroport nuk paguan fare drita!

Ditë pas dite, energjia diellore po bëhet një burim i qëndrueshëm energjie për shtëpitë dhe bizneset. Nëse doni më shumë prova për këtë shikoni Aeroportin Ndërkombëtar Cochin në Indi i cili fuqizohet tërësisht nga energjia diellore dhe nuk paguan asgjë për elektricitetin. Vitin e kaluar aeroporti instaloi një sistem të energjisë diellore me kapacitet 12-megavat i cili iu shtua instalimeve të mëparshme që kishin kapacitet 1.1-megavat, duke dhënë kështu energji të mjaftueshme diellore për të fuqizuar të gjithë aeroportin.

I gjithë projekti kushtoi rreth 9.3 milionë dollarë dhe është ndërtuar në një tokë pranë aeroportit. Ndërkohë që gjatë natës aeroporti nuk mund të mbështetet te energjia diellore për të përmbushur nevojat e veta, ai nuk paguan për energji elektrike sepse gjatë ditës 56,000 panelet e tij ruajnë energjinë e tepërt dhe e kthejnë atë sërish në rrjet.

Aeroporti vlerëson se do t’i duhen 6 vjet për të rikuperuar koston fillestare të investuar në projekt. Gjithashtu njoftoi se po planifikon të dyfishojë kapacitetin e sistemit diellor në 26.50-megavat në vitet e ardhshme.

Edhe pse ky lloj instalimi mund të shërbejë si model për aeroportet e tjera, ai gjithashtu ka hapur debate për shkak se nevojitet një tokë e lirë pranë aeroportit për të ndërtuar sistemin diellor.

Megjithatë, kjo është një arritje vërtetë e mahnitshme që tregon se sa shumë potenciale ofron energjia diellore duke ulur nivelin e çlirimit të karbonit dhe duke shpërndarë energji.

Postime të Ngjajshme