` . Fakte përse mbrojtja e Chelseas ishte e paorganizuar (Foto) - TV-SHENJA

Fakte përse mbrojtja e Chelseas ishte e paorganizuar (Foto)

Chelsea ka pasur probleme të mëdha ndaj Romës në duelin e zhvilluar në Olimpico. Klubi nga Londra pësoi humbje të thellë me rezultat 3-0, por po të mos ishte Courtois, humbja do të ishte edhe më e thellë. Megjithatë, një foto që po qarkullon në rrjetet sociale e dëshmon se sa mediokre ishte mbrojtja e Chelseat, raporton Telegrafi.

Në një moment në minutën e 67-të shihet se si tri lojtarë të Chelseat vrapojnë pas Dzekos, derisa ky i fundit kthehet dhe e gjen të vetëm në anën tjetër pa asnjë lojtar El Shaarawyn.

Ky moment ka bërë xhiron në rrjetet sociale, dhe dëshmon për mos organizimin e mbrojtjes së klubit londinez. Chelsea humbi 3-0 dhe rrezikon kualifikimin pasi është në vendin e dytë. Tash Blutë duhet të mposhtin së paku Qarabagun, nëse jo ta mposhtin Atletico Madridin në Stamford Bridge.

Postime të Ngjajshme