` . Fakte interesante për Grenlandën - TV-SHENJA

Fakte interesante për Grenlandën

Grenlanda ndodhet pothuajse nё Polin e Veriut dhe Donald Trump do ta blejё ishullin arktik. Kjo tashmё dihet. Por a e dini, se amerikanët kanë dashur ta blejnë edhe mё parё Grenlandёn? E qё atje dikur ka pasur pyje?

Sado absurde tingёllon, qё Donald Trump do ta blejё Groenlandёn, nё fakt kjo ide nuk ёshtё edhe fort e gabuar. Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar.

or pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siҁ ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.

Danimarka nё tё kundёrt ndodhet mё shumё se 3000 km larg Groenlandёs dhe midis tyre ndodhen Islanda dhe njё pjesё e Norvegjisё.

E gjitha ka nisur me vikingёt dhe me gjuetinё e balenave. Vikingёt nё shekullin e 18 dhe 19 mёsynin nga Norvegjia nё masё drejt Holandёs, Gjermanisё dhe Danimarkёs. Ata ndёrtonin vendbanime dhe baza mbrojtёse. Ka pasur mjaft konflikte, por mё nё fund danezёt fituan dhe pёrfundimisht Groenlanda e akullt mё 1933 i kaloi Danimarkёs.

Grenlanda ka qenё dikur e gjelbёr

Groenlanda quhet vendi i gjelbёr. Sepse edhe nёse sot as qё mund tё pёrfytyrohet – pasi 85 pёrqind e ishullit ndodhet nёn njё shtresё akulli – dikur nё Grenlandё ka qenё shumё mё ngrohtё. Studiuesit kanё gjetur gjurmё tё ADN-sё sё pemёve, tё fluturave dhe tё tjera insekteve. Para 450.000 deri nё 900.000 vjetёsh Grenlanda ka qenё e mbuluar prej pyjeve tё dendur.

Shtresa e akullit, qё ka ende njё trashёsi prej rreth 3800 metra, po pakёsohet sepse akullnajat shkrijnё. Pёrveҁ kёsaj bien gjithnjё e mё shumё shira, e kjo e intensifikon shkrirjen e akullnajave. Studiuesit kanё llogaritur qё niveli i detit nё mbarё botёn do tё rritej mё shumё se shtatё metra, nё rast se do tё shkrihej i gjithё akulli i Grenlandёs.