` . “Facebook” vendos të tjera kufizime - TV-SHENJA

“Facebook” vendos të tjera kufizime

Gjigandi i teknologjisë duket se ka parë të arsyeshme të vendosi të tjera kufizime në lidhje me atë çka përdoruesit e saj mund të bëjnë publike në “Facebook”.

Sipas “Daily Mail”, rrjeti në gjigand i mediave është zotuar që të ndalojë publikimin e fotografive që paraqesin vetëgjymtime.

Pra askush nuk mund të publikoj në “Facebook” video apo foto të personave që dëmtojnë vetveten. Rrjeti social është konsultuar me disa ekspertë dhe këto kufizime të reja janë ndërmarrë në kuadër të nismës për të parandaluar vetëvrasjet.