` . Facebook u bllokua për disa minuta në gjithë Evropën - TV SHENJA

Facebook u bllokua për disa minuta në gjithë Evropën

Facebook, rrjeti më i madh social në të gjithë botën u bllokua për disa minuta në pjesën më të madhe të Europës duke përfshirë edhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk ka nevojë për panik, por Facebook u bllokua për të gjithë në Britani, cilësojnë mediat britanike, duke theksuar se ka ndodhur e njëjta gjë edhe në Francë, Gjermani e shumë shtete të tjera të Europës, shkruan Revista Class.  Mediat britanike kanë publikuar edhe hartën e prekur nga “thyerja” e Facebook-ut për të gjithë përdoruesit dhe, siç shihet, ka ndodhur në pjesën më të madhe të Europës. “Faqja nuk është e disponueshme për momentin” ishte shkrimi që shfaqej pas klikimit në faqe.

Postime të Ngjajshme