` . Facebook reagon pas problemeve të fundit - TV-SHENJA

Facebook reagon pas problemeve të fundit

Përmes një postimi, Facebook reagoi pas problemit serioz.
Përdoruesit e Facebook, Instagram dhe WhatsApp në Evropë dhe SHBA kanë raportuar për ndërprerje të këtyre shërbimeve për disa orë gjatë ditës së djeshme.

Facebook nuk ka dhënë ndonjë arsye për ndërprerjen, përveçse kanë thënë se janë duke pranuar dhe se janë të vetëdijshëm se shërbimet momentalisht janë vetëm në disa fusha.

Përmes një postimi, Facebook tha se ishte në dijeni se “disa përdorues aktualisht kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të Facebook” dhe se “po punonte për zgjidhjen e çështjes sa më parë që të ishte e mundur”.

Ndërsa sipas Down Detector, problemet prekën përdoruesit e Facebook në Europë dhe SHBA.