` . Facebook po krijon aplikacion vetëm për adoleshentë - TV SHENJA

Facebook po krijon aplikacion vetëm për adoleshentë

Rrjeti social më i madh në botë duket se është duke krijuar një aplikacion vetëm për adoleshentë.

Fjala është për aplikacionin i cili quhet “Talk” dhe është i dedikuar për bisedë vetëm për adoleshentë, transmeton Koha.net. Ky aplikacion do të mund të përdoret edhe pa pasur fare llogari të hapur në Facebook.

Disa nga veçoritë që do të ketë aplikacioni i ri, “Talk”, përfshin mundësinë për “të luajtur lojëra” dhe për “të shpërndarë maskat qesharake me familjen dhe miqtë”.

Një aspekt të cilin do ta pëlqejnë prindërit, ndërsa s’do ta pëlqejnë përdoruesit, është ekzistenca e kontrollimit prindëror. Kjo nënkupton se prindërit do të kenë mundësi që të bëjnë filtrime, për shembull me kë mund të bisedojnë fëmijët e tyre.

Gjithashtu, thuhet se fëmijët do të mundë të bisedojnë me prindërit e tyre në Messenger.

 

Postime të Ngjajshme