` . Facebook ka nisur të fshehë numrin e “likeve” në postime, ja arsyeja - TV-SHENJA

Facebook ka nisur të fshehë numrin e “likeve” në postime, ja arsyeja

Facebook ka filluar të fshehë numrin e “pëlqimeve” për postimet.

Ndryshimi po praktikohet fillimisht në Australi, ku në të gjithë vendin, do të bllokohen gjithashtu edhe numri i reagimeve dhe shikimeve të videove në postimet e përdoruesve të tjerë.

“Ne nuk duam që Facebook të ndjehet si një garë”, tha kompania në një deklaratë.

“Kjo është një provë për të parë se si njerëzit do ta marrin këtë format të ri. Me kalimin e kohës do ta kuptojmë nëse do ta përdorim këtë më gjerësisht”, bëri të ditur kompania.

Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook-un në të gjithë botën, por gjigandi i mediave sociale ka pranuar se është vazhdimisht nën presion për të luftuar ndikimin e platformës në shëndetin mendor.