` . Facebook, Google, Amazon dhe Twitter protestojnë bashkë kundër "neutralitetit të internetit" - TV-SHENJA

Facebook, Google, Amazon dhe Twitter protestojnë bashkë kundër “neutralitetit të internetit”

Qindra kompani teknologjike përfshirë edhe Facebook, Google, Amazon dhe Twitter morën pjesë të mërkurën në eventin “dita e veprimit”, me qëllim që të edukojnë amerikanët për rregulloren e re, e cila sipas tyre do të ndikoj mbi neutralitetin e internetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbi 200 kompanitë kryesorë të internetit postuan deklarata në të cilat alarmuan përdoruesit për planin e Komisionit Federal për Komunikim (FCC) për të rikthyer rregullat që kanë për qëllim mbrojtjen e “neutralitetit të rrjetit”, ideja me të cilën ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të lejojnë qasje të barabartë në të gjithë përmbajtjen e uebit.

Rregullat u përcaktuan në vitin 2015 dhe të njëjtat ndaluan provajderët siç është “AT&T” dhe “Comcast” të favorizojnë ose të bllokojë ueb faqe të caktuara.

Kreu i FCC-së nën kompetenca të presidentit Donald Trump, Ajit Pai, ka vendosur të pezullojë rregulloret për çka kundërshtarët janë të shqetësuar se me këtë veprim, do tu mundësohet provajderëve të kërkojnë para nga faqet e internetit për sinjal më të mirë. “Kompanitë internetit, kompanitë inovative ‘startup’ dhe miliona përdorues tjerë të internetit varen nga këto mbrojtje, në kuptimin e asaj se parandalojnë bllokimin ose prishjen e trafikut të internetit, segmentimin e internetit në linja të shpejta dhe të ngadalta dhe praktika të tjera diskriminuese”, shkroi Google të mërkurën.

Dita e veprimit u organizua nga disa grupe aktiviste, përfshirë organizatën “Lufta për të Ardhmen”, e cila tha se kanë marrë pjesë më shumë se 100.000 kompani, faqe të internetit dhe individë.

Postime të Ngjajshme