` . Facebook bllokon mbi 30 mijë profile të rrejshme në Francë - TV-SHENJA

Facebook bllokon mbi 30 mijë profile të rrejshme në Francë

Facebook-u në Francë ka bllokuar më shumë se 30 mijë profile të rrejshme të cilat kanë shpërndarë informacione të rreme, raporton Anadolu Agency.

Udhëheqësi i ekipit të Facebook-ut për sigurinë Shabnam Shaik në një blog shkroi se kompania ka bllokuar mbi 30 mijë profile të rreme që shpërndanin dezinformata dhe lajme të rreme.

Shaik ka theksuar se ky veprim nuk ka përfshirë çdo profil të rremë, por vetëm ata që janë më aktive.

Ai shtoi se profilet e rreme janë përdorur për të mashtruar përdoruesit e tjerë me qëllim të përfitimit material.

Postime të Ngjajshme