` . “FaceApp” bëhet viral, ekspertët: Rusët mund t’ju kontrollojnë përmes kamerës - TV-SHENJA

“FaceApp” bëhet viral, ekspertët: Rusët mund t’ju kontrollojnë përmes kamerës

Transformimi i imazhit, ose aplikacioni FaceApp është bërë viral orët e fundit dhe shumë përdorues të rrjetetve sociale kanë ngarkuar fotot e tyre.  Por, ekspertët kanë ngritur alarmin.  Ky aplikacion është projektuar nga ekspertët rusë në vitin 2017 dhe ekspertët janë të shqetësuar për një klauzolë të dyshimtë lidhur me të, i cili mund të hyjë, të ruajë imazhet si dhe të aksesojë kamerën, pa lejen tuaj.  FaceApp lejohet të përdorë emrin tuaj, emrin e përdoruesit në çdo format medial pa kompensim dhe nuk do të keni ndonjë aftësi për ta hequr atë ose për të ankuar për të.  Gjithashtu nuk do t’ju kompensojë për këtë material dhe do të mbajë imazhin shumë kohë pasi të keni fshirë aplikacionin.  Përdoruesit e Twitter kanë theksuar gjithashtu origjinën ruse të aplikacioneve – FaceApp është në pronësi të një kompanie, Wireless Lab, e cila është e bazuar në Shën Petersburg.