` . Fabrika sekrete ku prodhohet iPhone, si në ushtri (Foto) - TV-SHENJA

Fabrika sekrete ku prodhohet iPhone, si në ushtri (Foto)

Të rreshtuar me një precizitet ushtarak, qindra punëtorë presin në radhë për të prodhua telefonat iPhone në një prej fabrikave më sekrete të kompanisë gjigande Apple, raporton Daily Mail.

Të veshur me setra rozë dhe kapuça të kaltër, punëtorëve ju skanohet mjeti i identifikimit përpara se të nisin punën. Por përsëri nuk lejohen të hyjnë në ambientet e brendshme pa iu nënshtrua një skanimi për njohjen e fytyrës.

Pegatron Corp ka 50 mijë të punësuar për prodhimin e telefonave iPhone në fabrikën e tyre në Shangai. Fabrika është sa 90 fusha futbolli. Derisa hyjnë brenda, punëtorët i nënshtrohen kontrollit përmes detektorëve metalikë.

Qëllimi është që jashtë fabrikës të mos dalë asnjë video që mund të japë detaje për teknologjinë e përdorur. Shkallët kanë rrjeta për të shmang incidentet ose vetëvrasjet. Fotot janë publikua nga vetë kompania Apple mbas presionit në rritje për të zbulua detajet e fabrikës.

Një punëtor këtu mendohet se fiton rreth 230 sterlina në muaj. Një iPhone 6 në Kinë kushton rreth 480 sterlina. Para disa javësh, një familje në Kinë akuzoi fabrikën t’u thanë se djali i tyre kishte vdekë mbasi punonte mbi 12 orë në ditë.

Kompania thotë se procesi mbikëqyret rreptësisht dhe punëtoret i zbatohen kodit të punës. Familja e tij mori një dëmshpërblim prej 8.300 sterlinash. Në total janë shitë 74.5 milionë iPhone gjatë tre muajve të fundit.

 

2 3 4 5

Postime të Ngjajshme