` . Ezgjan Alioski e nis mbarë, shënon gol në fitoren e Lids Junajted (VIDEO) - TV-SHENJA

Ezgjan Alioski e nis mbarë, shënon gol në fitoren e Lids Junajted (VIDEO)

 

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Ezgjan Alioski e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën Çempionship, duke shënuar gol në fitoren 3:0 të Lids Junajted ndaj Stouk Sitit. 27 vjeçari ishte i mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes, duke fituar edhe më shumë besimin e trajnerit Marselo Bielsa, i cili ia besoi mesfushën që nga minuta e parë e takimit, raporton SHENJA. Ndryshe dy golat e tjerë për Lidsin u shënuan nga Stjuart Dallas dhe Patrik Bamford. /SHENJA/