` . Evropa i djeg, Turqia i riparon - TV SHENJA

Evropa i djeg, Turqia i riparon

Përkundrejt sulmeve islamofobike në Evropë, Turqia po mban një qëndrim që duhet marrë si shembull nga e gjithë bota. Turqia, nëpërmjet Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA), po riparon kisha në Maqedoni dhe Sarajevë, në mënyrë që popullsia kristiane në këto vende të kryejë në mënyrë të rehatshme adhurimet e saj.

Përkundrejt sulmeve që po kryhen ndaj faltoreve të myslimanëve në Evropë me në krye Gjermaninë dhe Suedinë, Turqia po zhvillon projekte që do të kontribuojnë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar gjatë konflikteve dhe në vendosjen e paqes sociale në vendet që po e marrin veten mbas luftërave civile të përjetuara në Ballkan dhe në Evropën Lindore. Turqia po përpiqet të bëjë të mundur që komunitete të ndryshme etnike të jetojnë së bashku në paqe. Turqia po u përgjigjet edhe kërkesave për mbështetje që i drejtohen Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në mënyrë që qytetarët e feve të ndryshme të kryejnë adhurimet e tyre në mënyrë të rehatshme si dhe po realizon projekte për këtë gjë.

U vendosën sisteme alarmi dhe kamera 

Me mbështetjen e dhënë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), u vendosën sisteme alarmi, kamera, alarmi ndaj zjarrit dhe sisteme ndërhyrjeje në sallonin e Manastirit Franceskan Fojnica në Sarajevë ku do të ekspozohen pakti që Sulltan Fatih Mehmeti bëri me kristianët duke u ofruar mbrojtjen e jetës dhe të pasurisë së tyre kur ai çliroi Bosnjë-Hercegovinën si dhe kaftani që Sulltan Fatih Mehmeti i dhuroi abatit të asaj periudhe. Në rend të ditës është edhe restaurimi nga ana e Turqisë e “Çertifikatës së Nderit” që gjendet në Manastir.

Edhe rregullimin e ambjentit të kishave e bën Turqia 

Punimet për rregullimin e ambjentit të Kishës Katedrale të Shën Mërisë që akoma shërben për mbajtjen e ceremonive të Krishtlindjeve dhe Pashkëve për komunitetin ortodoks në Bosnjë-Hercegovinë, janë nisur të kryhen nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila e mbështeti kërkesën për ndihmë të kësaj katedraleje që gjendet në qendër të Sarajevës. Punimet e infrastrukturës së bashku me punimet për rregullimin e ambjentit të kishës kanë nisur të kryhen nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Nga Sulltani u dhuruan 556 monedha ari 

Punimet për ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Mërisë që akoma shërben për mbajtjen e ceremonive të Krishtlindjeve dhe Pashkëve për komunitetin ortodoks në Bosnjë-Hercegovinë u nisën në vitin 1863 mbas kërkesës së kryepeshkopit dhe miratimit të dhënë nga ana e Sulltan Abdylazizit. Kisha që i kushtohet Shën Ilijas u vlerësua nga Pajsisje Beu më 20 Korrik të vitit 1872. Sipas informacioneve nga një burim i caktuar, Sulltan Abdulazizi që dha miratimin për ndërtimin e kësaj Katedraleje, dhuroi edhe 556 monedha ari për ndërtimin e kësaj vepre.

Do të jepet çdo lloj mbështetjeje

Në vijim të kërkesës së specialistëve të Qendrës Kombëtare të Ruajtjes të Republikës së Maqedonisë, një kompani restaurimi e caktuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), realizoi pa pagesë punimet e matjes dhe mirëmbajtjes së terrenit të Kishës së Shën Gjergjit që gjendet pranë qytetit të Kumanovës në Maqedoni. Këto punime nuk po realizoheshin dot nga Qendra Kombëtare e Ruajtjes e Republikës së Maqedonisë, e cila nuk po arrinte të mblidhte të dhënat e nevojshme për projektin e restaurimit për shkak të kostos së lartë të matjeve. /Yeni Safak/

Postime të Ngjajshme