` . EVN, Sparkasse Bankë dhe EBRD shënuan Ditën e ambientit jetësor - TV-SHENJA

EVN, Sparkasse Bankë dhe EBRD shënuan Ditën e ambientit jetësor

EVN, Sparkasse Bankë dhe GEFF programi i EBRD së bashku kanë shënuar ditën ndërkombëtare të ambientit jetësorë- 5 qershori me Panair për teknologjitë më të reja efikase në Sheshin e Shkupit.
22 për qind nga popullata botërore nuk thith ajër të pastër, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, dhe pikërisht për këtë tema e shënimit të kësaj dite ka qenë ndotja e ajrit.
Në Panairin, njoftojnë nga EVN, janë prezantuar zgjidhje të ndryshme për izolim efikas energjetik të objekteve, kolektor solar, ndriçim dhe sistemeve fotovaltike.
Në kuadër të Panairit, Sparkasse Banka dhe EVN kanë prezantuar bashkëpunimin e ndërsjellë për vendosjen dhe financimin e sistemeve fotovaltike. Shërbimi nënkupton projektim i plotë, konfigurim dhe vendosje të sistemeve fotovaltike të EVN-së, nëpërmjet EKO kreditit të Sparkase Bankë. EKO krediti për fotovaltikët është i dedikuar për persona fizik dhe shuma maksimale është 50 mijë euro.
Norma e interesit në tre vitete e para është fikse, 5.7% dhe më pas ndryshon duke filluar nga 5.9 %.
GEFF programi i EBRD në Ballkanin Perëndimor deri tani ka siguruar mbi 8 milionë euro investime në projekte për efikasitet energjetik, të cilët kanë mundësuar kursim prej mbi 2.5 milionë kilogram të emetimeve CO2.
Zbatimi i efikasitetit energjetik ka ndikim të madh në uljen e ndotjes së ajrit.
Me implementimin e zgjidhjeve solide energjetike, një familje mund të ulë shpenzimin e energjisë elektrike deri në 40%, ndërsa me ulje të shpenzimit të energjisë elektrike dhe zëvendësimin me energji të rinovueshme në mas të madhe ulet niveli i gazeve serë në rrethinë.