` . EVN hap paralele në Gostivar, nxënësve u jepen bursa dhe punësohen (Video) - TV-SHENJA

EVN hap paralele në Gostivar, nxënësve u jepen bursa dhe punësohen (Video)

Shkolla e mesme teknike e Gostivarit do të jetë shkolla e ardhshme në të cilën do të formohet paralele nga EVN Maqedoni dhe do të aplikohet koncepti i arsimit dual. Kjo vijon pas paraleles së formuar në Shkollën e Mesme Elektroteknike “Mihajllo Pupin” në Shkup, prej të cilës tashmë duhet të dalin gjeneratat e para. Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter, EVN  u bën apel nxënësve që të zgjedhin këtë drejtim pasi EVN ndanë bursa për studentë, financon sigurimin e pajisjeve në shkolla, pranon të rinj në praktikë dhe punëson ato pasi i kanë trajnuar.

Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni
“Dua të flas diçka drejtpërdrejt për fëmijët dhe prindrit e tyre.  Tani është koha që të bëni vendim për jetën tuaj, tani është koha kur duhet ta plotësoni një vend në këto lloj shkolla profesionale dhe ky është vendimi më i rëndësishëm në jetën tuaj. Ne bashëkrisht ju ofrojmë një ofertë, të cilën nuk do të mund ta leni anash dhe për të cilën asnjëherë nuk do të pendoheni. Ne do të ju mësojmë se si të bëheni elektro montues. Kjo nuk do të thotë se gjatë gjithë jetës do të mbeteni elektro-montues, ky është vetëm një fillimi i karrierës tuaj dhe pastaj mund të përparoni”

Mes EVN Maqedoni dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi që siç thanë ata e ngërthen formalizimin e gjithë aktivitetit të përbashkët. Memorandumi në fjalë parashikon aktivitete në drejtim të promovimit edhe më të madh të arsimit të mesëm profesional, por edhe aktivitete për promovimin dhe avancimin e cilësisë së të mësuarit nëpërmjet punës, hartimin e propozimeve dhe implementimin e masave që do ta avancojnë bashkëpunimit mes sektorit të arsimit dhe sektorit privat. Emine Ismaili /SHENJA/