` . Evakuon 15 persona të bllokuar nga bora, mes tyre tetë mësues - TV-SHENJA

Evakuon 15 persona të bllokuar nga bora, mes tyre tetë mësues

15 persona, mes të cilëve dy të sëmurë dhe 8 mësues, u evakuuan me helikopter nga Forcat Ajrore në fshatrat Theth, Shalë, e Dukagjin, në Shkodër.

Ishte prefekti i Shkodrës që kërkoi ndërhyrjen nga ajri për t’u ardhur në ndihmë të bllokuarve.

Të evakuuarit po dërgohen në Shkodër, ndër Ministria e Mbrojtjes bën me dije se me gjithë përpjekjet e shumta, ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur.