` . Euroleague, Reali lë pas krizën, Panathinaikosi dominon Maccabin – TV-SHENJA

Euroleague, Reali lë pas krizën, Panathinaikosi dominon Maccabin

Tjetër fitore për Realin e Madridit, që duket se ka hedhur pas krahëve krizën e rezultateve të sfidave të fundit në Euroleague-n e basketbollit. Pas skusesit me Barcelonën, madrilenët fituan 91 – 72 edhe me Valencian, duke forcuar pozitat në zonën play off. Deri në gjysmën e periodës së tretë përballja ishte e ekulibruar, më pas mbi parket ekzistonte vetëm Reali, që e mbylli takimin me 19 pikë diferencë. Talenti i Realit Doncic luajti më pak se 7 minuta, duke shënuar gjithsesi 6 pikë.
Panathinaikosi dominoi Maccabin e Tel Avivit në takimin e luajtur në kryeqytetin grek në prani të 11 500 shikuesve, duke fituar 89 – 76. Rivers, Gist, dhe Singleton, ishin më të mirët për vendasit me 44 pikë në total. Për skuadrën izraelite kjo ishte disfata e dytë radhazi, që i rrezikon pozicioninim në zonën play off.
Zalgiris Kaunas fitoi me 4 pikë diferencë 88 – 84 ndaj Bamberg, që edhe pse kishte lojtarin me statistikat më të mira (amerikani Wrhight me 20 pikë), sërish nuk mundi ta shmangte disfatën e shtatë sezonale.
Paraqitje shumë e dobët e Crvena Zvezdas në parketin e Fenerbahces. Edhe pse vinte pas tre sukseseve radhazi, skuadra serbe u mposht me një diferencë të thellë 82 – 56. /SS/