` . Eurodeputeti grek pranon përgjigjen për ankesat e tij se Edi Rama dhe politikanët e Kosovës po e trazojnë Maqedoninë - TV-SHENJA

Eurodeputeti grek pranon përgjigjen për ankesat e tij se Edi Rama dhe politikanët e Kosovës po e trazojnë Maqedoninë

Eurodeputeti grek Dimtiris Papadimulis ka publikuar sot përgjigjen për letrën e tij dërguar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Në letrën e dërguar më 4 maj, eurodeputeti kishte shkruar se Maqedonia është e minuar nga destabiliteti i vazhdueshëm politik, ndërsa përçarjet politike dhe ndëretnike po përkeqësohen.

“Në atë kontekst, BE-ja e shprehu gatishmërinë e vet për të bashkëpunuar me Qeverinë e re të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë, e cila tashmë bëri hapa pozitiv drejt stabilizimit të marrëdhënieve me fqinjët e vet”, ka deklaruar Mogerini në këtë përgjigje. Ajo gjithashtu, ka njoftuar se përfaqësuesit e BE-së vazhdimisht paralajmërojnë se duhet të evitohet çfarëdo lloj retorike provokuese.

Ndërkohë, në letrën e eurodeputetit Papadimulis theksohet se gjendjen në Maqedoni e përkeqëson edhe retorika nacionaliste e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe nga politikaënët e Kosovës, të cilët po tentojnë ta tërheqin vëmendjen e opinionit nga problemet e vërteta të varfërisë dhe korrupsionit, siç theksohet. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme