` . 'EuroBasket 2017', pas fitores ndaj Rusisë, Serbia në finale me Slloveninë - TV-SHENJA

‘EuroBasket 2017’, pas fitores ndaj Rusisë, Serbia në finale me Slloveninë

Kampionati Europian i basketbollit që zhvillohet në Stamboll të Turqisë në finale sjell duel ndërmjet dy vendeve të ish Jugosllavisë, Sllovenisë me Serbinë, për ironi pikërisht në periudhën kur basketbolli i Maqedonisë po përjeton kohërat më të vështira.

Pas Sllovenisë që shkëlqeu mbrëmë kundër Spanjës dhe preu biletën për në finale, sonte Serbia mundi Rusinë me shifrat 87:79 duke siguruar kualifikim në finalen ku do të diskutohet titulli i kampionit të Europës.

Fitorja e Serbisë në gjysmëfinalen me Rusinë ishte plotësisht e merituar, duke llogaritur faktin se serbët avansonin thuajse gjithë ndeshjen. Bogdankviq dhe Marjanoviq ishin yjet e mbrëmjes me nga 24 respektivisht 18 pikë të shënuara.

Finalja e madhe e Europianit të basketbollit luhet të dielën me fillim në orën 20:30, ndërsa po të dielën në orën 16:00 zhvillohet dueli për vendim e tretë dhe medaljen e bronzit ndërmjet Spanjës dhe Rusisë.

Faton Zylbehari /SHENJA/

Postime të Ngjajshme