` . Euro 2018, Maqedonia barazon me Gjermaninë, lidere në fazën e dytë – TV-SHENJA

Euro 2018, Maqedonia barazon me Gjermaninë, lidere në fazën e dytë

Përfaqësuesja e hendbollit të Maqedonisë sonte shënoi barazim të madh 25:25 përballë kampiones në fuqi të Europës, Gjermanisë, duke siguruar start si lidere në fazën e dytë të garave në Kampionatin Europian në Kroaci.

Maqedonia vazhdon të mbetet pa disfatë në EURO 2018 dhe në bashkë me pikën e sotme në fazën tjetër bart tre pikë. Talevski me 6 gola ishte hendbollisti më efikas, ndërsa nga 5 realizime kishin Manaskov dhe Llazarov.

Në portë me 12 pritje i shkëlqyeshëm ishte portieri Ristovski. Në të njejtin grup Sllovenia fitoi bindshëm 28:19 Malin e Zi, duke siguruar vendin e tretë dhe kualifimin në fazën e dytë. Në ndeshjet tjera Danimarka mundi 25:22 Spanjën, rezultat që i konvenoi Maqedonisë për të nis nga vendi i parë në fazën e dytë. Çekia fitoi Hungarinë me shifrat 33:27.

Faton Zylbehari /SHENJA/