` . Euro 2017/ Gjermania dhe Italia shënojnë fitore - TV-SHENJA

Euro 2017/ Gjermania dhe Italia shënojnë fitore

Shpresat e Gjermanisë dhe Italisë kanë shënuar fitoret e para në Kampionatin Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni. Gjermania falë golave të Mejerit në minutën e 44-t dhe Gnabrit në të 50-tën mposhtēn Republikën Çeke me rezultat 2:0. Gjermanët kishin shansin që të rritin edhe më shumë epërsinë, mirëpo Selle nuk arriti që të finalizojë nga pika e bardhë. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Italia me po të njejtin rezultat 2:0 mundi Danimarkën. Golashënues për italianët ishin Pellegrini dhe Petanja në minutat 54-t gjegjësisht 86-të. Evropiani i të rinjëve vazhdon nesër me ndeshjet Sllovaki-Angli dhe Poloni-Suedi.

Postime të Ngjajshme