` . Eroll Musliu emërohet drejtor i ri i Agjencisë së Zbulimit - TV-SHENJA

Eroll Musliu emërohet drejtor i ri i Agjencisë së Zbulimit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski e emëroi Eroll Musliun drejtor të ri të Agjencisë së Zbulimit, informojnë nga kabineti i shefit të shtetit. Musliu më parë ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa viteve të fundit në Agjencinë e Zbulimit. Presidenti Pendarovski ditëve në vijim do të emërojë edhe anëtarët e vet në Këshillin Kombëtar për Siguri. Këshillin për Siguri e përbëjnë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat të cilat udhëheqim me organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme, si dhe tre anëtarë të emëruar nga shefi i shtetit.