` . Erdoğan: Për dënimin me vdekje nuk vendos BE-ja por populli dhe Parlamenti turk - TV SHENJA

Erdoğan: Për dënimin me vdekje nuk vendos BE-ja por populli dhe Parlamenti turk

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot në Stamboll deklaroi se në udhëtimin si AK Parti që nga periudha e vitit 2002 dhe në përpjekjet në vazhdim pandërprerë kanë qenë të bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në udhëtimin që ne u nisëm si AK Parti dhe që nga periudha e vitit 2002 në përpjekjet që kanë vazhduar pandërprerë kemi qenë gjithmonë bashkë. Po të mos ishte ky bashkim i bazuar në besim dhe besnikëri, nuk të kishim mundësi të shpëtonim popullin dhe shtetin tonë as nga ngjarjet në 2007 dhe Gezi 2013, as nga tentativa e puçit më 17-25 dhjetor, as nga operacionet ndërkombtëare të cilat që prej një viti ndërmerren kundër PKK dhe DAESH-it nën kallëfin e luftës kundër terrorizmit si dhe as nga tentativa e fundit e puçit me të cilin u përballëm më 15 korrik”, deklaroi presidenti turk.

Erdoğan më tej tha se “Kur ky staf është i bashkuar me popullin tonë ai ka besimin, zemrën, fuqinë dhe rezistencën të përballojë jo vetëm sulmet burokratike me projekte politike por edhe makineritë më moderne të luftës”.

Presidenti Erdoğan këtë e deklaroi gjatë një fjalimi në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç nga Fondacioni i Formacionit të Vullnetarëve të Turqisë (TGTV), ku presidenti turk shprehu urimet për Kurban Bajramin për të gjithë Stambollin, Turqinë dhe të gjithë botën islame.

“Herët apo vonë do ti bëjmë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur”

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë. Këta dëshmorë dhe veteranë nuk kanë luftuar së koti. Por, këta të ulët do të përgjigjen për këto”, tha Erdoğan.

Ndërsa në lidhje me kreun e organizatës terroriste Fetullahçi (FETO) Fetullah Gylen, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se “Ky njeri na qënka ‘imami i universit‘ na paskësh veprimtari në 170 vende…Ka imamë në kontinente, në Turqi ka imamë të Turqisë, në qytete imamë të qyteteve, në qeveri imamë për qeverinë dhe imamë në institucionet shtetërore, kjo është një llogari e madhe por llogaritë e tijë nuk u realizuan. Dhe tani janë shpërndarë dhe ikin largohen. Ata do të largohen dhe ne do ti ndjekim”.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Demokracia është vullneti i popullit, është qeverisja e popullit. Nëse populli këtë e kërkon dhe nëse parlamenti këtë e vendos ju nuk mund ta kundërshtoni këtë. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdoğan fjalën e tij e ka vazhduar duke thënë se: “Bashkë me të gjithë elementët e saj ne jemi të detyruar ta sjellim këtë organizatë terrorite të ashtëquajtur FETO në një situatë të tillë që ajo të mos tradhëtojë më popullin tonë. Ne këtë luftë e kemi ndërmarrë me të gjitha institucionet tona. Deri tani kemi përparuar shumë por kemi ende shumë për të bërë”, tha ai.

“15 korriku nuk është fundi i kësaj loje, por vetëm një fazë e saj”

Në lidhje me tentativën e puçit presidenti Erdoğan tha se ata që kanë marrë pjesë në tentativën e puçit sigurisht që janë anëtarë të FETO-s.

“Por ne jemi në dijeni se kjo është një lojë e madhe. Nuk kanë trazuar vetëm Turqinë. A e kanë trazuar Irakun, e kanë trazuar. Kanë trazuar Sirinë, Afganistanin, Egjiptin…në të njëjtën mënyrë Tunizinë dhe po në të njëjtën mënyrë trazojnë edhe Libinë. Kjo ende vazhdon. Loja që luhet është në botën islame, në vendet muslimane. Populli ynë dëshiron dhe pret nga ne të prishim këtë lojë që nga rrënjët e saj”, theksoi Erdoğan.

“Vazhdimi i tradhtisë 17-25 dhjetor i FETO-s është njëlloj me veprimtarinë e hapjeve të gropave që PKK-ja nisi në disa nga rajonet tona në juglindje. Ndërsa vazhdimësia e këtyre akteve është 15 korriku. Disa bashki nën drejtimin e PKK-së morën përsipër një detyrë aktive në aktet e hapjes së gropave dhe në sulmet e përgjakshme të organizatës terroriste. Kryetarët e bashkive nën urdhërat e organizatës terroriste kanë qenë shërbëtorë të organziatës në vend që ti shërbenin rajonit, komunës ku ata ishin zgjedhur. Shteti nuk është i detyruar për askënd ti sigurojë mundësi atyre që veprojnë kundër tij. Sistemi i drejtësisë ka detyrë të përcaktojë këto devijime dhe të bëjë atë që është e duhur”, tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti Erdoğan.

Postime të Ngjajshme