` . Erdoğan: Lus Allahun që këto zgjedhje të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë – TV-SHENJA

Erdoğan: Lus Allahun që këto zgjedhje të jenë në dobi të vendit dhe popullit tonë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: “Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”, raporton AA.

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdoğan.

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Ai shtoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

Presidenti turk tha se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.