` . Erdogan komenton fitoren e Trumpit – TV SHENJA

Erdogan komenton fitoren e Trumpit

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoğan ka folur edhe mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Donald Trump.

“Në Amerikë janë mbajtur zgjedhjet presidenciale ku me këto zgjedhje demokratët në Amerikë pas dy mandateve ia dorëzuan sërish pushtetin Republikanëve. Populli amerikan bëri një preferencë të tillë dhe bashkë me këtë preferencë në Amerikë nis një periudhë e re. Uroj që kjo zgjedhje e popullit amerikan të jetë shkak për hapa të vlefshme si për të drejtat dhe liritë themelore në botë ashtu edhe në demokraci dhe zhvillimet në rajonin tonë. Unë personalisht dhe në emër të popullit tim i uroj një fat të mbarë dhe një të ardhme të mbushur me sukses kësaj preference të popullit amerikan”, ka thënë presidenti Erdoğan

 

 

Postime të Ngjajshme