` . Erdogan: I kemi kushtuar rëndësi BE-së, kemi qenë të mashtruar – TV SHENJA

Erdogan: I kemi kushtuar rëndësi BE-së, kemi qenë të mashtruar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë paraqitjes së tij në një iftar të organizuar të premten, deklaroi se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE) paraqet fillimin të një epoke të re për atë vend por edhe për Unionin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si ithtar të sistemit politik i cili respekton vullnetin kombëtar dhe demokracinë, i dëshiroj çdo të mirë Britanisë së Madhe pas referendumit. Si pjesa dërmuese e botës edhe ne prisnim që rezultati përfundimtar i referendimit të jetë ‘për mbetje’. Mendoj se vendimi të cilin e mori populli britanik është fillimi i një epoke të re për Britaninë e Madhe por edhe për Bashkimin Evropian”, tha presidenti i Turqisë.

Ai shtoi më tej se BE-ja me vite të tëra ka mashtruar Turqinë në rrugëtimin e saj në integrimet evropiane.

“I kemi kushtuar rëndësi BE-së dhe punuam me përkushtim, kemi qenë të mashtruar. Shembulli i fundit është qëndrimi johuman në raport me refugjatët i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE-së. Me rritjen e tendencave islamofobe në Evropë, askush nuk mund të mohojë se Evropa është islamofobe. Dua të them qartë se kjo që i bëhet Turqisë është pamëdyshje islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon pranimi ynë në atë bashkësi”, tha Erdogan.

Në fund shtoi se edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë disa figura të caktuara në skenën politike që nuk pranojnë muslimanët në atë vend.

“Njëri prej kandidatëve për president u është vërsulur muslimanëve. Obama është rreshtuar në anën e muslimanëve dhe tha se njerëzit nuk duhet të ndahen në bazë të fesë, ndërsa një kandidat për president, thotë se nuk do të tolerojë që muslimanët të jetojnë në Amerikë”, tha Erdogan.

Postime të Ngjajshme