` . Era e fortë dhe shiu anulojnë kualifikueset në Phillip Island - TV-SHENJA

Era e fortë dhe shiu anulojnë kualifikueset në Phillip Island

Anulohen garat kualifikuese për Çmimin e Madh të Australisë në MotoGP. Për shkak të erës së fortë dhe rrebesheve të vazhdueshme të shiut, çka cënojnë sigurinë e pilotëve në pistën e Phillip Island, organizatorët e garës vendosën që të mos zhvillohen kualifikueset. Në fakt, flamuri i kuq u ngrit që në sesionin e tretë të provave të lira. Vendimi përfundimtar për vendosjen e pilotëve në start do të merret të dielën në mëngjes (me orën e Australisë).