` . Enis Bardhi në “Sportmania”: Ishte ëndrra ime të luaj në La Liga - TV-SHENJA

Enis Bardhi në “Sportmania”: Ishte ëndrra ime të luaj në La Liga

Futbollisti nga Bllaca e Shkupit që 6 muajt e fundit u shndërrua në yll të shqiptarëve në aspektin e futbollit, vazhdon të jetojë ëndrrën që e kishte ëndërruar nga fëmijëria. Është Enis Bardhi, futbollist i Levantes në La Ligën spanjolle, që la shenjë në fillimit të sezonit në njërën prej ligave më të forta të Evropës, duke shënuar 4 supergola nga 10 ndeshje të zhvilluara. Bardhi për herë të parë në një televizion shqiptarë të vendlindjes së tij shpreh ekskluzivisht në “Spotmania” emocionet, ndeshjet e golat e parë në La Liga, si dhe për adaptimin e jetën që po kalon në Valencia të Spanjës.

Enis Bardhi, futbollist i Levantes

“Ishte ëndrra ime të jem në La Liga. Unë jam ai Enis që kam qenë gjithmonë. Por vetëm që po përparojë me punën time, me futbollin. Ky ishte mendimi im që ta bëj një hap, që do të shkojë me një ekip që do të përparojë dhe besoj që La Liga dhe Levante do të më ndihmojë shumë që të përparojë shumë si futbollist”.

Shkupjani më tej sqaron një pjesë interesante të goditjeve nga gjuajtja e lirë, për të cilin janë “specialitet” në vete.

Enis Bardhi, futbollist i Levantes

“Kemi shumë lojtarë që bëjnë gjuajtje të mira. Edhe Hose Kampanja ishte pranë topit dhe une i thash që unë do të shënojë gol. Edhe ai vetëm po më shikon sepse ai ishte ekzekutuesi i padiskutueshëm i gjuajtjeve të lira dhe okej pranoi. Unë shënova golin dhe po bërtas faleminderit Kampanja. Dhe gjithmonë prej asaj kohe ka mbetur ajo kur gjithmonë shënojë gol, e faleminderojë Kampanjën”.

Emisioni ‘Sportmania’ vjen me të gjitha të rejat dhe ekskluzivitet e sportit vendor dhe atij ndërkombëtarë, ndërsa transmetohet çdo të hëne në televizionin SHENJA me fillim në orën 22:35.

Gazetar: Aziz SAHITI

Postime të Ngjajshme