` . Enes Hamiti synon pjesëmarrje në Evropianin e fitnesit (FOTO) - TV-SHENJA

Enes Hamiti synon pjesëmarrje në Evropianin e fitnesit (FOTO)

Të shtunën (15.04.2017) në Panairin e Shkupit do të zhvillohen garat për kualifikim në Kampionatin Evropian në Fitness, Body Fitness, Bikini Fitness, Men’s Physique, Classic Bodybuilding dhe Bodybuilding. Në këtë sport jo aq të zakonshëm, por shumë interesant dhe tërheqës, Enes Hamiti është garuesi i vetëm që do të përfaqësojë qytetin e Tetovës.

25 vjeçari ndjehet i përgatitur dhe beson në masë të madhe se do të sigurojë pjesëmarrje në Garat Evropiane, të cilat do të zhvillohen në Spanjë prej 3 deri më 8 maj.

“Jam përgatitur shumë mirë periudhën që pason, ndjehem i gatshëm për këtë garë dhe duke parë nivelin që kam arritur jam shumë optimist se do të siguroj kualifikimin për në Garat Evropiane.

T’ju them të drejtën menzi pres të paraqitem në skenë për të treguar atë që kam punuar 15-të javë të plota me nga dy seanca stërvitore në ditë”, shprehet Enes Hamiti, i cili përgatitjet i ka zhvilluar në Atleta Gym në Shkup dhe Gladiator Tetovë. Në kategorinë ku paraqitet Hamiti vlerësohet “looku” , trup atlet jo shumë muskuloz, me pastërti të trupit të ndërtuar me nivelin e dëshiruar të muskujve.

Hamiti në vitin 2015 u bë shqiptari i parë që triumfon pas 30-të viteve në një garë të këtillë në Maqedoni, ndërsa në garat ballkanike në Rumani arriti të renditet në pozitën e 7-të.

Garat për kualifkim në Evropian zhvillohen të shtunën në sallën numër 3 në Panairin e Shkupit (Skopski Saem), me fillim nga ora 19:00.

Faton Zylbehari /SHENJA/

Postime të Ngjajshme