` . Emre Can zyrtarizohet te Juventusi – TV-SHENJA

Emre Can zyrtarizohet te Juventusi

Futbollisti gjerman me origjinë turke, Emre Can do të transferohet në klubin italian Juventus.

Në njoftim nga klubi, futbollisti 24 vjeçar ka mbërritur në Torino dhe pasi që t’i kalojë kontrollet shëndetësore do të nënshkruaj marrëveshjen.

Juventus nuk do të paguajë klauzolë për Emre Can, kontrata e të cilit ka përfunduar me Liverpool.

Emre Can për kombëtaren e Gjermanisë ka luajtur në 20 ndeshje, ndërsa me fanellën e Livepool-it në 4 sezona ka luajtur në 167 ndeshje, ku shënoi 14 gola dhe 12 asistime.