` . "Emocionet" e Formula 1 do të vazhdojnë në Monaco - TV-SHENJA

“Emocionet” e Formula 1 do të vazhdojnë në Monaco

“Emocionet” e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me etapën e 6-të që do të zhvillohet në Monaco, raporton AA.

Gara për renditjen do të zhvillohet nesër në orën 15.00 me 78 xhiro në pistën Monaco prej 3.337 metra, ndërsa gara do të zhvillohet më 26 maj të dielën në orën 15:10.

Finlandezi Valtteri Bottas, piloti i Mercedes ka përfunduar i pari garat në Australi dhe Baku, ndërsa shoku i skuadrës britaniku Lewis Hamilton garat në Bahrein, Kinë dhe Spanjë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Monaco Grand Prix janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 112 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 105

3. Max Verstappen (Holandë): 66

4. Sebastian Vettel (Gjermani): 64

5. Charles Leclerc (Monaco): 57

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 217 pikë

2. Ferrari: 121

3. Red Bull: 87

4. McLaren: 22

5. Racing Point: 17