` . Emisioni "Sport Mania": Kampionati i Maqedonisë dhe favoritët për titullin - TV SHENJA
Featured Video Play Icon

Emisioni “Sport Mania”: Kampionati i Maqedonisë dhe favoritët për titullin

Më të rejat nga sporti dhe analizat sportive edhe këtë javë nuk munguan në ekranin e TV Shenja në kuadër të emisionit “Sport Mania”, ku mysafirë të Faton Zylbeharit ishin futbollisti i Vardarid, Bllagoja Llamçevski, futbollisti i Rabotniçkit, Emir Saiti, si dhe gazetari i gazetës Koha, Bujar Kurtaj.

Edhe pse 7 javë kanë kaluar dhe ende është herët për të folur, sipas analistëve të sportit Vardari dhe Shkëndija janë favorit kryesorë për titullin e Kampionit të Maqedonisë. Ndërkohë, Emir Saiti, ka refuzuar që të luaj për përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi do t’i bashkohet kuqezinjëve, pra përfaqësueses së Shqipërisë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme