` . Emisioni 'Bota në fokus': Kush është Albi Kurti, fitorja e të cilit shqetëson Serbinë!? - TV-SHENJA
Featured Video Play Icon

Emisioni ‘Bota në fokus’: Kush është Albi Kurti, fitorja e të cilit shqetëson Serbinë!?

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë po hapin një faqe të re në jetën politike dhe jo vetëm. Partia që afro dy dekada mbajti pushtetin në Kosovë, mbrëmë pësoi humbjen e parë, dhe në Qeverinë e ardhshme do të jet zëri opozitar.

Pas një rrugëtimi shumë të vështirë, dhe me një koncept të qartë për funksionimin e shtetit, Albin Kurti me Vetëvendosjen fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që erdhën pas dorëheqjes së ish kryemnistrit Ramush Haradinaj i cili u ftua në Gjykatën Speciale në Hagë.

Me vetëm një përqind më shumë se LDK-ja, Vetëvendosje tani do të duhet të mendojë për partnerin e ardhshëm të koalicionit qeverisës. Megjithatë Kurti që mbrëmë ishte transparent, dhe tha se do të dëshironte që të bashkëpunoj me Bjosa Osmanin, për formimin e koalicionit qeverisës. Kurti në fjalimin e mbrëmshëm para simpatizantëve në Prishtinë tha se në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë vend për hajnat. Mbi të gjitha procesi zgjedhor u vlerësua lartë, sidomso nga faktori vendor.

Avdi Bakiu /SHENJA/