` . ELMAZ GJEN GOLIN E PARË ME FENERBAHÇEN – TV-SHENJA

ELMAZ GJEN GOLIN E PARË ME FENERBAHÇEN

Reprezentuesi i Maqedonisë Elif Elmaz ka gjetur golin e parë në fanellën e Fenerbahçes, duke shënuar në transfertën 0:1 të Konyasporit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 5-të në Super Ligën Turke. Ndonëse shkupjani nuk e nisi si titullar takimin, megjithatë 18-të vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të, teksa 6 minuta më vonë realizoi golin e epërsisë për ekipin e tij, që në fundi rezultoi vendimtar për fitore 0:1 të Fenerbahçes. Në këtë mënyrë Fenerbahçe rigjen buzëqeshjen pas 3 humbjeve rradhazi, ndërsa tani mban pozitën e 11-të me 6 pikë të tubuara.