` . Eliminohen Shkëndija dhe Rabotniçki – TV-SHENJA

Eliminohen Shkëndija dhe Rabotniçki

Surpriza e ndeshjeve të kthimit në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë ishte Shkëndija e Tetovës që eliminohet nga kjo garë, pasi u mund edhe në ndeshjen e dytë nga Pobeda me rezultat 2:0. Dy golat e Makotas në minutën e 23-të dhe 57-të i dhanë triumfin skuadrës nga Prilepi dhe kualifikim në gjysmëfinale të Kupës me rezultat të përgjithshëm 3:0. Nga ky kompeticion është eliminuar edhe Rabotniçki që u mund edhe sot nga Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat identik 1:0 si në ndeshjen e parë. Akademia Pandevi ka marrë kualifikim me shifra të përgjithshme 9:2, duke eliminuar Korabin e Dibrës, pasi në ndeshjen e kthimit fitoi me rezultat të thellë 6:1. Ndërkohë biletë për në fazën e gjysmëfinaleve mori edhe Bellasica që eliminoi me shifra të përgjithshme 4:0 Sileksin. /SHENJA/