` . ELEM nuk heq dorë nga tenderi dhënë “Pelisterit” (Video) – TV-SHENJA

ELEM nuk heq dorë nga tenderi dhënë “Pelisterit” (Video)

ELEM nuk do ta anulojë tenderin e dhënë kompanisë Pelister për gërmim të lëndëve të nevojshme  për prodhim të energjisë elektrike,  që sipas VMRO DPMNE së njihet si firmë e afërt me LSDM në. Edhe pse partia opozitare për disa ditë me radhë denoncoi tenderin si të paligjshëm dhe të kurdisur që ta fitojë kjo kompani, nga ELEM thonë se asgjë nga këto pohime nuk janë të vërteta. Për më tepër, drejtori Dragan Minovski tha se ata i kanë bërë kushtet e tenderit më rigoroze në mënyre që të mos mund të konkurrojnë firma joserioze të kalibrit të TRANSMET-it të Sead Koçanit e cila u tërhoq nga punimet pasi e kishte fituar tenderin.

Dragan Minovski, drejtor i ELEM

“Pas tërheqjes së Transmet-it nga gërimimi në shkurt të këtij viti, me çka seriozisht e kërcënoi prodhimin e energjisë elektrike, u paraqit nevoja për kushte më rigoroze të tenderit me qëllim që të pamundësohet konkurrimi i kompanive si Transmeti që vetëm në mënyrë fiktive i plotëson kushtet kadrovike dhe organizative. Në tenderin urgjent fitoi kompania Pelister me çmim prej 87, 8 denarë për giga xhul ose më së shumti deri në 1,9 milion euro derisa të zgjidhet oferta më e volitshme në procedurën e rregullt”

Minovski zbuloi se vetëm shtatë firma në Maqedoni kanë kapacitet për t’i plotësuar kushtet e këtij tenderi nga i cili thanë se varet prodhimi i energjisë elektrike.

Minovski pjesën më të madhe të konferencës e shfrytëzoi për të krahasuar arritjet e tij me ato të ish drejtori Hristijan Mickovski nga VMRO. E akuzoi për borxhe të mëdha ndaj firmave dhe punëtorëve.

Dragan Minovski, drejtor i ELEM

“Me kushtet e mëparshme kompanitë po ashtu kishin mundësi për konkurs dhe kishte mjaftë konkurrencë…Ne për të mundësuar më shumë konkurrencë shtuam edhe një kusht të cilin mund ta plotësojnë edhe më shumë kompani. Sipas analizave tona, më shumë se shtatë kompani mund të paraqiten në këtë tender”

Në të gjitha mënyrat Minov tentonte të bind gazetarët se funksionimi i ELEM-it me atë në krye është shumë më transparent dhe më me kursim, ndërsa i Mickovskit me borxhe dhe paligjshmëri. Madje ai njoftoi se po bën revizion për dy  tenderë të Mickovskti që i ka lidhur sy më sy, pa shpallje publike.

Përkundër këtyre pohimeve, nga VMRO DPMNE insistojnë se ky tender është i kurdisur qëllimisht që ta fitojë kompania Pelister.

VMRO DPMNE

“Kjo Qeveri në mënyrë kriminale dhe jotransparente, ka favorizuar një kompani të afërt me kreun e LSDM-së. Për të qenë skandali edhe më i madh, përkundër kurdisjes së tenderit, është ndryshuar edhe dokumentacioni i tenderit që njëherëherë ishte publikuar. LSDM nјëherë vendosi kusht që kompanitë konkurruese të kenë gërmuar të paktën 900 mijë tonë dhe këtë kusht e përmbushte vetëm Pelister DOO Manastir. Dikush doemos duhet të mbajë përgjegjësi. Para së gjithash Zaevi, Angjushev dhe gjithë kreu i përfshirë në skandal”

Nga VMRO kërkuan anulimin e tenderit dhe shpalljen e një të riu duke akuzuar se ky tender është vetëm një vjedhje masive e parave të qytetarëve. Ferikan Ijlazi Arifi /SHENJA/