` . “Elektrometal” hap filijalë në Çair (VIDEO) – TV-SHENJA

“Elektrometal” hap filijalë në Çair (VIDEO)

Për të qenë sa më afër konsumatorëve të vet, Kompania Elektrometal hap edhe një filiale të re në komunën e Çairit. Bëhet fjalë për filiale në rrugën Xhon Kenedi, e cila posedon prodhime nga fusha e Elektrikës dhe joelektrikës. Drejtori I filialeve të shitjes me shumicë të Elektrometal Shkup, Aleksandar Medarski, tha se kjo shitore i takon ‘konceptit Mjeshtër’ duke sqaruar se ky koncept kryesisht bën shitjen e prodhimeve që u dedikohen mjeshtërve të fushave të ndryshme.

Aleksandar Medarski, Menaxher i shitjes në Elektrometal Shkup” “Elektrometal do ta ndryshojë konceptin në të ardhmen, kjo nënkupton se do ta ndajë në dy pjesë, një është koncepti SHTËPI  ku do të përfaqësohen të gjitha prodhimet e programit të elektrometal edhe të elektrikës dhe joelektrikës. Ndërsa koncepti I dytë është Elektrometal mjeshtër, sikur që është kjo shitore këtu, është shitore e specializuar, kryesisht për prodhime që u dedikohen mjeshtërve, secilit lloj të mjeshtërve, nga molerët deri tek instaluesit e ujit dhe kështu me rradhë.“

Medarski nënvizoi se në këtë shitore do të ketë gjithçka që i nevojitet blerësit të fundit, ndërkaq theksoi se kompania Elektrometal planifikon shumë akcione javore.

Aleksandar Medarski, Menaxher i shitjes në Elektrometal Shkup: “Janë planifikuar akcione javore, secilën javë do të ketë lirime të ndryshme, do të ketë prodhime të ndryshme që do të jenë në aksion dhe do të ketë tekstualisht gjithçka që kanë nevojë blerësit e fundit për rregullimin e shtëpive të tyre si dhe për mjeshtrit. “

Në këtë shitore për fillim do të ketë 5 të punësuar, ajo do të punojë çdo ditë nga ora 8 deri në orën 20, po ashtu edhe ditën e shtunë për të gjithë ata që nuk mund ta vizitojnë gjatë ditëve tjera të javës. Kjo është shitorja e katërt e konceptit mjeshtër, 3 janë hapur në Shkup, një është hapur në Veles, ndërkaq siç theksoi Medarski, planifikohet edhe një të hapet në Shkup, ndërsa 18 të tjerat do të jenë gjithandej nëpër Maqedoni.

Ajnur Bafqari /SHENJA/