` . Elaborate gjeodezike falas për të prekurit nga vërshimet - TV-SHENJA

Elaborate gjeodezike falas për të prekurit nga vërshimet

Banorët e vendbanimeve të vërshuara të cilët kanë dorëzuar kërkesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri te komuna kompetente, ndërsa nuk kanë dorëzuar elaborat gjeodezik, prej sot mund ta bëjnë elaborat falas. Kështu kanë informuar sot nga Agjencia për kadastër dhe patundshmëri, të cilët kanë thënë se banorët që duan të bëjnë elaborat gjeodezik duhet të paraqiten në indo qendrën e kësaj agjencie. Në pajtueshmëri me planin aksional të gjithë të paraqiturit duke filluar nga 1 shtatori do të vizitohen nga ekipe të agjencisë për të marrë elaboratin gjeodezik falas. Kjo është njëra nga masat e Qeverisë për ndihmë të banorëve të prekur nga vërshimet. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme