` . Ekzekutohet me pistoletë 45-vjeçari shqiptar, babai i 3 fëmijëve (Foto/Video) - TV SHENJA

Ekzekutohet me pistoletë 45-vjeçari shqiptar, babai i 3 fëmijëve (Foto/Video)

Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit. Shqiptari është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia” .

Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë me shumë gjasa shtetas shqiptarë. Pasi e kanë  qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshoriy të saj.

Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

234

 

 

Postime të Ngjajshme