` . Ekzekutohet babai në sy të dy fëmijëve në Rrëshen - TV-SHENJA

Ekzekutohet babai në sy të dy fëmijëve në Rrëshen

Vrasja e llojit mafioz në veri të Shqipërisë, Rrëshen. Vrasësit e kanë ndjekur viktimën hap pas hapi. Në një moment, viktima ka ndalur automjetin pasi bashkëshortes së tij i është dashur që të shkojë në market për të blerë diçka. Ky ka qenë momenti më i mirë për vrasësit, që të vënë në jetë planin e tyre kriminal. Pa marrë parasysh se në makinë ndodheshin dy fëmijët e tij, atentatorët nuk kanë nguruar që të qëllojnë në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.