` . Ekuador, konfiskohen 1.5 ton kokainë në një aeroport – TV-SHENJA

Ekuador, konfiskohen 1.5 ton kokainë në një aeroport

Policia në Ekuador ka konfiskuar 1.5 ton kokainë që trafikantët synonin me avion ta dërgonin në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Ekuadorit njoftoi se policia e ka gjetur dhe konfiskuar drogën gjatë kontrollit rutinor të bagazhit në deponë e aeroportit “Jose Joaquin de Olmedo“ në qytetin Guayaquil.

Në njoftim thuhet se trafikantët e përzien kokainën me çokollatën në pluhur dhe e paketuan në gjithsej 120 paketa duke pritur transportin në avionin në relacionin New York- Vjenë.

Hetimi mbi rastin është në rrjedhë ndërsa deri më tani askush nuk është arrestuar.

Policia në këtë shtet të Amerikës s Jugut që nga fillimi i vitit ka konfiskuar gjithsej 9 ton drogë.