` . Ekstremistët amerikanë planifikojnë hapin vendimtar për “ta kthyer Amerikën prapa” – TV-SHENJA

Ekstremistët amerikanë planifikojnë hapin vendimtar për “ta kthyer Amerikën prapa”

Dhuna dhe kaosi po mbretëron edhe sot në Charlottesville të SHBA-ve, ndërkohë që protestuesit nacionalistë, neonazistë dhe anëtarë të shoqërisë Ku Klux Klan, planifikojnë që të ndërmarrin që e quajnë hapin vendimtar për “ta kthyer Amerikën prapa”, raporton Washingtonpost, transmeton SHENJA.

Ata janë përleshur me kundër-protestuesit, ndërsa dhuna ka çuar në vrasjen e tre vetëve dhe plagosjen e së paku 35 të tjerëve. Mbrëmë vonë, dy oficerë policorë kanë vdekur pasi që është rrëzuar helikopteri i policisë.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump tha se në Shtetet e Bashkuara “nuk ka vend” për dhunë të tillë dhe e ka dënuar “me fjalët më të ashpra të mundshme” atë që ai tha se ishte “paraqitje skandaloze e urrejtjes, fanatizmit dhe dhunë nga shumë palë”.