` . Ekspertët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia fillojnë rishikimin e teksteve arsimore (Video) - TV-SHENJA

Ekspertët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia fillojnë rishikimin e teksteve arsimore (Video)

Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, në takimit e dytë dyditor të mbajtur të premten dhe të shtunën në Shkup, kanë paraqitur pozicionet e tyre në lidhje me zgjdidhjen e çështjes së irridentizmit në tekstet shkollore. Gjatë debatit u miratua plan punues intenziv për arritjen e zgjidhjeve të pranueshme për të dyja palët, në bazë të parimeve dhe qëllimeve të UNESCO-s dhe Këshillit të Evropës.

Gjatë një brifingu me gazetarë nga komiteti thanë se ekipet e dy vendeve kanë shqyrtuar materialin e shkëmbyer shkollor dhe për këtë arsye është vonuar takimi i dytë. Pala e Shkupit ka vërejtje prej 20 faqësh të detajizuara, megjithatë çështjet konkrete do të diskutohen gjatë takimeve në vijim. Ambasadori Viktor Gaber, i cili kryeson ekipin e ekspertëve nga vendi, tha se takimi ka kaluar në atmosferë kolegiale dhe konstruktive. Sipas tij, duhet të harmonizohen dy kocepte dhe kjo është e pakontestueshme,  sepse bëhet fjalë për dy sisteme arsimore që janë ndërtuar me vite dhe të cilët kanë histori të veten, ndërsa duhet të kenë ardhmëri të përbashkët.

Viktor Gaber, Komiteti Interdisiplinar  

“Në tekstet shkollore duhet të shmanget trajtimi nga të dy palët i asaj që është e pakëndshme të dëgjohet dhe të arsimohen gjeneratat e reja. Kështu që, nëse ka ndonjë ngjarje që është e pakëndshme  për palën tjetër, të mos trajtohet më në atë mënyrë”.

Gaber ka bërë të ditur se janë shqyrtuar tekstet shkollore të historisë, gjeografisë, etikës dhe sociologjisë për arsim fillor dhe të mesëm dhe informoi se periudhës në vijim takimet do të intensifikohen.

Viktor Gaber, Komiteti interdisiplinar 

“Ajo që mund të them është se diskutimi i gjërë dyditor, të premten dhe të shtunën, ka kontribuar në vendosjen e një dinamike e cila, e cila për shkak të shqyrtimit të materialit nuk ishte praktikuar deri më tani dhe ajo dinamikë duhet të na mundësoj që periudhën e ardhshme që në mënyrë më konkrete të kalojmë në studimin e formulimeve konkrete në tekstet shkollore dhe t’i adaptojmë me kohën e re që ka sjellur Marrëveshjen e Prespës”.

Komiteti në fjalë është pjesë e Marrëveshjes së Prespës dhe parasheh menjanim të irridentizmit. Pala greke kërkon që mësimdhënësit dhe profesorët të shmangin materiale që përmbajnë irridentizëm dhe revizionizëm, të hiqen nga librat simbolet antike greke dhe të mënjanohen hartat e Maqedonisë së madhe. Në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, nga viti i ardhshëm shkollor duhet të hiqen nga programet mësimore dhe nga librat pikat dhe hartat dhe ilustrimet kontestuese. Teuta Buçi /SHENJA/