` . Ekspertët: Marrëveshja e Përzhinos nuk po zbatohet - TV-SHENJA

Ekspertët: Marrëveshja e Përzhinos nuk po zbatohet

Nuk ka mjaftuar dështimi për reforma në drejtësi, depolitizim të gjyqësorit dhe dështimi i negociatave për emrin, për të pasuar dështimi dhe ngrirja e Marrëveshjes së Përzhinos. Kështu vlerëson drejtoresha e Institutit për Politika Evropiane, Malinka Ristevska Jordanova,e cila thotë se duhet jepet alarm për situatën në të cilën gjendemi.
“Është mëse e qartë se Marrëveshja e Përzhinos, tani për tani është e ngrirë, nuk zbatohet. Nuk zbatohen as reformat prioritare, por përkundrazi bëhet shkatërrim i standardit demokratik. Në këtë rast, mendoj se duhet të jepet alarm edhe nga ana e Maqedonisë, por edhe nga institucionet e BE-së dhe SHBA-ve, si garantues të Marrëveshjes”, ka deklaruar Malinka Ristevska Jordanova, Drejtoreshë e IPE-së.
Sipas Antoneta Dimitrova, profesoreshë në Universitetin e Lajdenit në Holandë, Evropa dhe liderët e BE-së, tanimë janë përqendruar në krizën me migrantë dhe se reformat demokratike të sillen vetë.
“Problemi është se përqendrimi i BE-së, për momentin nuk është në reformat demokratike, këtë po e vërejmë për disa muaj, posaçërisht nga kriza me migrantët. Problemi është i dyanshëm”, ka thënë Antoneta Dimitrova, Profesor universitar në Holandë
Nga ana tjetër, Milada Vahudova, profesoreshë në universitetin në Çapel Hill në Karolinë të Veriut, konsideron se sektori civil duhet të luajë rol konstruktiv në luftën për zgjedhje fer dhe demokratike.
“Sektori civil duhet të jetë ana më e fortë në këtë situatë, derisa po luftohet për zgjedhje të lira dhe media të hapura. Sektori civil duhet të jetë kritik. Ata duhet të jenë opozita më mirë kritike dhe një sektor civil shumë i fortë dhe i pavarur”, është shprehur Milada Vahudova, Profesor universitar në Karolinën e Veriut
Në konferencë u diskutua për qasje të re të BE-së ndaj Ballkanit. Në të ishin të pranishëm edhe ndërmjetësuesi belg Peter Vanhoutte, akademik Abdylmenaf Bexheti, zv. kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, deputetja opozitare Radmilla Sheqerinska, analistë, opinionistë dhe përfaqësues të sektorit civil.
Adrian Kerimi /SHENJA/

Ekspertet: marreveshja e Perzhinos nuk po zbatohet by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme