` . Ekspertët: Ahmeti të japë dorëheqje si Kameruni - TV-SHENJA

Ekspertët: Ahmeti të japë dorëheqje si Kameruni

Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, batutat me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, nuk kanë të ndalur. Duke patur parasyshë retorikën e deritanishme për integrim në BE dhe anashkalimin edhe të agjendës etnike për ti dhënë përparësi eurointegrimeve, analistët me dozë ironie porosisin Ahmetin që të ndjek hapin e kryeministrit britanik dhe të jep dorrëheqje. Vetëm në këtë mënyrë, thotë gazetari Isen Saliu, Ahmeti do ta dëshmonte dashurinë e madhe ndaj Bashkimit Evropian, që sipas tij asnjëherë nuk ka qenë e sinqertë dhe reale.
“Po të kishte qenë me të vërtetë integrimi temë aq e rëndësishme për BDI, kryetari i kësaj partie do të duhej të ishte personi i dytë pas kryeministrit britanik Kamerun të që do të duhej të japë dorëheqje. Mirëpo unë kam dyshim se integrimet kanë peshë aq të madhe në këtë parti, mendoj se më tepër kanë shërbye si paravan për të hequr dorë nga zgjidhja e çështjeve që preokupojnë shqiptarët, respektivisht për të arsyetu heqjen dorë nga këto çështje,  në pamundësi për ti realizuar në Qeveri”, deklaroi për Tv Shenja, Isen Saliu.
Si Saliu ashtu edhe analisti Mersel Bilalli, është i bindur se deklaratat e Ahmetit për integrim në NATO dhe BE nuk kanë qenë të sinqerta. Ai nuk beson në këto përcaktime të BDI-së ashtu siç nuk beson as edhe në prishjen e Bashkimit Evropian.
“Sa i përket BDI nuk mendoj se ndonjëherë BDI ka qenë për integrime. Ajo ka qenë një fasadë. Nuk mund ju me standarde të veprimit afrikan të shkoni në Evropë. Ajo si ka funksionuiar gjithë pushteti është me vjet drite larg Unionit Evropian”, deklaroi analisti politik Mersel Bilalli.
Ndryshe, integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian ka qenë postulate kryesorë i BDI-së, parti kjo e cila integrimin e ka edhe pjesë të emrit. Por 15 vite që nga formimi I BDI-së dhe pas 13 viteve qeverisje, Maqedonia nuk ka përparuar në procesin integrues, por disa herë ka qenë edhe shumë afër humbjes së rekomandimit për hapjen e negociatave.

Arben Zeqiri /SHENJA/


ARBEN 2 _ 26 06 2016 by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme