` . Eksluzive: Mexhit Neziri 2.5 vite te FC Ventspils në Letoni – TV-SHENJA

Eksluzive: Mexhit Neziri 2.5 vite te FC Ventspils në Letoni

Sportmania dhe Tv Shenja mësojnë ekskluzivisht se mbrojtësi tetovar Mexhit Neziri kalon në elitën e futbollit të Letonisë, te skuadra e Ventspils. 27-të vjeçari nga Renova transferohet në Letoni, ku firmos për 2 vite e gjysmë me kushte shumë të favorshme.

Kjo do të jetë hera e dytë që Neziri do të luajë jashta vendit, pasi në sezonin 2015/2016 u paraqit me Dacian në Moldavi.

Neziri është lojtar polivalent që luan si mbrojtës i krahut të gjathtë, por gjendet edhe në mbrojtje dhe mesfushë. Ai rjedh nga shkolla e Teteksit, ndërsa në Maqedonia ka luajtur edhe me Dritën e Bogovinës, Shkëndijën e Tetovës dhe Renovën.

Faton Zylbehari /SHENJA/