` . Ejup Alimi i BDI-së përballet me prokuroren Fatime Fetai - TV-SHENJA

Ejup Alimi i BDI-së përballet me prokuroren Fatime Fetai

Ejup Alimi, zyrtar i lartë i BDI-së, është ulur përballë prokurores speciale Fatime Fetai. Ai po përballet në Gjykatën e Apelit me kërkesën e Sepciales për ta paraburgosur, i akuzuar për manipulime zgjedhore, raporton Televizioni SHENJA.

Në Gjykatën e Apelit po mbahen seanca ku po shqyrtohen ankesat e PSP-së në lidhje me refuzimin e kërkesave të saj për caktimin e masës së paraburgimit për dhjetëra të akuzuar në disa raste gjyqësore.

Prokuroria Speciale kishte kërkuar paraburgim edhe për dy zyrtarë të BDI-së, Ejup Alimin, koordinator i grupit parlamentare të BDI-së dhe Ismet Gurin, funksionar i partisë së Ahmetit të cilët akuzohen për veprën penale parregullsitë zgjedhore, “shkatërrim të materialit zgjedhor” në rastin “Titanik”. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme