` . Ejup Alimi i BDI-së i kundërvihet Fatime Fetait: Unë nuk e frikësoj askënd! - TV-SHENJA

Ejup Alimi i BDI-së i kundërvihet Fatime Fetait: Unë nuk e frikësoj askënd!

Zyrtari i lartë i BDI-së, Ejup Alimi ka dalë sot para prokurores Fatime Fetai për ta kundërshtuar bazën e kërkesës së saj për paraburgim. Duke i përgjigjur akuzave, Alimi tha se asnjëherë nuk ka ndikuar te dëshmitarët, aq më pak nuk ka tentuar t’i frikësojë apo t’i kërcënojë ata. E për ta mbështetur këtë pretendim, ka thënë se ai është jurist dhe dëshiron që drejtësisa të vihet në vend, raporton Televizioni SHENJA.

Alimi është i akuzuar për manipulime zgjedhore në Komunën e Çairit, së bashku me Ismet Gurin, ish-kryetarin e Këshillit Komunal Zgjedhor. Siç theksoi Fetai, Alimi, me pozitën e tij të politikanit dhe pozita në parti i frikëson tej mase dëshmitarët që duhet të thirren në gjykatë për të dëshmuar. Fetai i lexoi dy deklarata të dëshmitarëve që janë frikësuar, e që sipas saj janë dëshmi se Alimi duhet të dërgohet në paraburgim.

Gjatë zhvillimit të seancës, ku Prokuroria Speciale është ankuar kundër mosshqiptimit të masës së paraburgimit ndaj Alimit. Ndërkohë, gjatë seancës Alimi dhe Fetai komunikonin me përkthyes, pasi Fetai fliste në maqedonisht ndprsa Alimi kërkonte përkthyes duke pretenduar se nuk e kuptonte maqedonishetn.

Në anën tjetër, mbrojtja e Alimit, gjatë kundërshtimit të propozimit dyshonte se mos dëshmitarët që tash paraqiten si “viktima” janë nën presion të Speciales për t’i dhënë këto deklarata. Pasi siç tha mbrojtja, këta dëshmitarë fillimishtt kanë qenë si të dyshuar e më pas për të siguruar rrethana lehtësuese kanë pranuar të bëhen dëshmitarë të procesit.

Vendimi pro ose kundër paraburgimit të Alimit do të mësohet sot pasdite nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Postime të Ngjajshme